×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan i përfshirë direkt në shërimin e kosovarëve që u lënduan në Ferizaj

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 16:54

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është përfshirë direkt në shërimin e të lënduarve në Ferizaj.


    Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Hoxhaj ka thënë se të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt dhe kjo sipas tij, u bë e mundur falë intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen e presidentit turk.

    Postim i plotë:

    Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdoğan. Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

    Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre. Faleminderit Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!