×
  • Lajme
  • Lajme

    Erdogan telefonon Osmanin, ia uron postin e presidentes, nuk e përmend Ambasadën në Jerusalem

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 20:43

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka treguar se ka biseduar në telefon me homologën e saj nga Kosova, Vjosa Osmani-Sadriu. Erdogan ka shkruar se i ka uruar postin e presidentes, të cilën Osmani e mori dje zyrtarisht.


    Erdogan në postimin e tij në profilin zyrtar të Facebookut, ka theksuar se beson që miqësia historike ndërmjet Kosovës e Turqisës do të forcohet tutje.

    “Përmenda qëndrimin konstruktiv të komunitetit turk, që është pjesë e pandarë e shoqërisë multietnike të Kosovës, në proceset e ndërtimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së Presidentit. Gjithashtu e shpreha besimin tim se miqësia historike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të forcohet në këtë epokë të re”, shkroi Erdogan, përcjellë Reporteri.net.

    Në postimin e tij, Erdogan nuk ka përmendur nëse ka e ka ngritur çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, vendim të cilin e ka kundërshtuar ashpër Turqia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!