×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar: Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 7:43

    I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Ballkani është i një rëndësie jetike për të ardhmen e Evropës.

    Emisari amerikan tha se qeveritë e vendeve ballkanike duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik.njoftoi ambasada amerikane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

    “Mundësitë këtu janë të mëdha, por sfidat janë të vazhdueshme. Qeveritë e vendeve të Ballkanit duhet të mësojnë të merren me median e lirë, e cila është kruciale për suksesin e rajonit si pjesë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, tha ai.

    Escobar në dy ditët e fundit qëndroi fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Beograd, nga ku tha se  pret vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe hapa të mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!