I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak kanë mbërritur në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Së pari, dy emisarët kanë shkuar të takohen me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Në këtë takim po merr pjesë edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do t’i presë në takim Escobarin dhe Lajçakun. Të mërkurën, dy emisarët u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të opozitës.
Vizitat e emisarëve vijnë në kuadër të një përpjekjeje intensive të SHBA-së dhe BE-së që deri të mërkurën e javës së ardhshme t’i bëjnë Kurtin dhe Vuçiqin ta arrijnë një marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.