×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kritikon deputeten që iku nga PDK: Është vjedhje e pastër e një mandati

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 21:16

    Analisti Jusuf Thaçi ka kritikuar deputeten e PDK-së, Adelina Grainca e cila dje iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.


    Thaçi në Pressing të T7 tha se kalimi nga një Grup Parlamentar në grupin tjetër është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve që e kanë votuar.

    “Çështja e deputeti nuk është vetëm çështje ligjore. Po të mos kishte të drejtë ligjore asaj do t’i merrej mandati dhe ishte kryer puna. Po flasim në aspektin e legjitimitetit. Sikurse kur ka lëvizur Kadaj-Bujupi nga AAK-ja në VV dhe Ilir Deda kur u largua nga VV-ja, pastaj rasti i deputetëve të PSD-së. I njëjti rregull vlen edhe në këtë rast. Kalimi nga një Grup Parlamentar në grupin tjetër është tjetërsim i vullnetit të qytetarëve sepse ata të kanë votu për disa pikëpamje të caktuara dhe për kundërshtit që i ke me palën tjetër”, ka thënë Thaçi.

    Tutje ai tha se PDK-ja sot ka një deputet më pak sesa që u votua nga qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas tij kjo është vjedhje e pastër e një mandati nga subjekti tjetër.

    “Sot PDK-ja e ka një deputet më pak sesa që e kanë votuar qytetarët. Në rastin më të mirë që mund të justifikohet është së paku qëndrimi si deputet I pavarur. Këtë nuk mund ta justifikojë askush. Qytetari nuk e ka mundësinë me të ndëshku për këtë lëvizje. Është vjedhje e pastër e një mandate për subjektin tjetër”, shtoi Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!