×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX për vizitën e Veselit në Kosovë: Po e asistojmë Gjykatën Speciale

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 18:50

    Ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar nga Gjykata Speciale për të bërë një vizitë treditëshe në Kosovë.


    EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

    “Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur për KlanKosova.tv, Zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë thënë për Reporterin se arsyeja pse Veseli është liruar ka të bëjë me familjen e tij.

    Ndërkaq mediat lokale të Mitrovicës raportojnë se bëhet fjalë për shëndetin e babait të tij, i cili është i shtrirë në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!