Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke e quajtur gabim të Bashkimit Evropian refuzimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një statusi në “Tëitter” në gjermanishte, të cilit ia ka bashkuar një shkrim të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ai ka thënë se krahas mohimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëzi po aq e madhe ka qenë mosdhënia e dritës së gjelbër për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Gjërat esenciale të gjeopolitikës ende nuk janë mësuar”, shkruan ai.
#Kosovo die #Visafreiheit zu verweigern ist ein Fehler der EU und genau so dumm, wie es war, Nordmazedonien und Albanien Beitrittsgespräche zu verweigern. Das kleine Einmaleins der #Geopolitik ist immer noch nicht gelernt. https://t.co/XcsqjiJJOG #FAZedition
— Reinhard Bütikofer (@bueti) April 4, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.