×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputetja holandeze e zhgënjyer që Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave, kritikon BE-në

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 23:34

    Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, është shprehur e zhgënjyer pse sot nuk pati pikënisje për liberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së.

    Me anë të një postimi në Twitter, Strik ka uruar Ukrainën e Moldavinë që morën statusin e vendit kandidat për BE, por ka thënë se ky do të duhej të ishte momenti kur fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe i jepet liberalizimi i vizave Kosovës.

    Ajo ka thënë gjithashtu se Ballkani Përëndimor do të duhej të afrohej më shumë me BE-në.

    “Urime për qytetarët e Ukrainës dhe Moldavisë. Por ky moment duhet të ishte fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën dhe një perspektivë konkrete për Bosnje Hercegovinën. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor meritojnë të afrohen”, ka shkruar ajo.

    Konkluzionet e Këshillit të BE-së, përmendet vetëm urgjenca për progres në dialogun Kosovë-Serbi e jo vizat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!