×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputetja me origjinë shqiptare kërkon nisjen e negociatave për Shqipërinë

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:35

    Eurodeputetja e Suedisë, Arba Kokalari, e cila është me origjinë shqiptare, ka kërkuar nga shteti i saj që të ndikojë që shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


    “Këtë javë, ministrat e BE-së do të mblidhen për të vendosur nëse BE duhet të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca, midis të tjerëve, është frenuese. Suedia duhet të shtyjë ministrat e BE-së që t’i thonë ‘po’ hapjes së negociatave. Ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë qeveritë që të zbatojnë reformat demokratike”, thotë Kokalari.

    Ndonëse jep mbështetje për negociatat, deputetja e Parlamentit Evropian thekson se, “asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE-së pa arritur kërkesat për demokraci, luftë ndaj korrupsionit dhe forcim të sundimit të ligjit”.

    “BE-ja duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe të ketë kufij të qartë në atë që aplikohet në shtetet e BE-së. Por BE gjithashtu duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që ato të ndihmojnë vetveten. Me demokraci të lira dhe të qëndrueshme në Ballkan, ne do kemi një Evropë më të lirë dhe të sigurt”, shprehet eurodeputetja. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!