Një person është arrestuar të premten në Prishtinë pasi që dyshohet se ka falsifikuar teste për COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se pronari i një laboratori që kryen teste për COVID-19, ka raportuar se një person tjetër është duke keqpërdorur emrin e laboratorit të tij për falsifikim të tyre.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 19.03.2021-15:10. Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.