×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e deputetes së VV-së sfidoi masat e qeverisë, nis procedura disiplinore ndaj burrit të saj zyrtar i Policisë

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 19:48

    Dasmat dhe ahengjet e tjera janë të ndaluara nga Qeveria e Kosovës me masat për mbrojtjen nga koronavirusi.


    Por këto masa shpesh nuk zbatohen edhe nga njerëz të pushtetit. Një shkelje të rëndë e ka bërë edhe Fisnik Millaku, i cili është zyrtar i Policisë së Kosovës por edhe bashkëshorti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

    Bash për këtë, Policia e Kosovës ka filluar procedurë disiplinore ndaj Fisnik Millakut, i cili është pjesë e stafit civil në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.

    Policia e Kosovës në disa përgjigje për KALLXO.com ka treguar në detaje veprimet që janë ndërmarrë ndaj Fisnik Millakut.

    “Në lidhje me trajtimin e informatës nga aspekti i shkeljes së vendimit të Qeverisë së Kosovës në fuqi dhe e Ligjit 07/L-006 për masat ligjore anti Covid19, nga i potencuari nga ana juaj, rasti është trajtuar nga DRP Pejë/ SP Klinë, dhe të njëjtit i është shqiptuar tiketa me nr. (…), për organizim të ahengut në fshatin Ujmir KK Klinë, për çka ekziston edhe kopja e tiketës së shqiptuar nga SP Klinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

    Tutje të njëjtit kanë treguar se Millaku ka kryer shkelje të rëndë disiplinore.

    “Sa i përket aspektit të shkeljes disiplinore, komfor Ligjit për Zyrtarët Publik nr.06/L-114, neni 46 paragrafi 3 ,,Shkeljet e rënda’’ , ndaj të apostrofuarit nga ana juaj, dje datë 14.09.2021 është iniciuar procedura disiplinore, e cila i është adresuar Sekretarisë së Komisioneve Disiplinore për Shërbyes Civil , komform ligjit e rregullores për Zyrtarët Publik, dhe është në proces të kompletimit/dorëzimit fizikisht përmes zinxhirit komandues në këtë Komision”, ka thënë tutje policia.

    Ditën e djeshme është raportuar i për gjobitjen e Millakut për shkak të organizimit të ahengut për fejesën e djalit të tij në një shtëpi të përbashkët familjare në fshatin Ujmir të Komunës së Klinës.

    Përveç Fisnik Millakut gjobë i është shqiptuar edhe një familjari tjetër, pasi ahengu ishte mbajtur në një shtëpi të përbashkët në fshatin Ujmir të Komunës së Klinës.

    Qeveria e Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila udhëhiqet nga LVV, subjekt të cilit i takon edhe Drita Millaku, kanë marr vendime që për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 të ndalohen të gjitha ahengjet, dasmat e organizimet tjera që mund të jenë më masive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!