Avokati Gent Gjini, i angazhuar nga familja e Faton Hajrizi, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi, deputeti të VV-së, Arbër Rexha e avokatit Gazmend Halilaj.
Gjini ka thënë se fjala “kriminel”, ishte arsyeja kryesore se pse po e bënë këtë padi, raporton gazeta online Reporteri.net.
Në padi, Gjini ka thënë se ka përfshirë kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha “që kanë përdorur shprehje joetike dhe fyese ndaj familjes Hajziri”.
I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dhe më 19 korrik të 2024-s ishte vrarë në Lloznicë, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.
Trupi i tij është kthyer në Kosovë më 9 gusht, e dy ditë më vonë është varrosur në Klinë të Ulët të Skenderajt.
/Reporteri.net/.