×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e 39-vjeçares që vdiq nga coronavirusi, kërkuan zhvarrimin e trupit të saj

    Reporteri
    18 Prill 2020 | 18:19

    Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i S.Kukleci që ndërroi jetë ditë më parë.


    Për 39 vjeçaren është thënë se ka qenë e infektuar me Covid-19.

    E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.

    Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.

    “Sot është zhvarrosur trupi i S.Kukleci me kërkesë të familjes. Ata dyshojnë në arsye e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni” ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj për IndeksOnline.

    Tani pas zhvarrimit trupi i saj është dërguar në obduksion. Prezent ishin një prokurore dhe dy polic hetues. Sipas inforamcioneve që kemi, rezultatet do të dalin brenda dy ditëve.

    Në videon më poshtë, e siguruar nga Rtv Fontana, mund të shihni disa momente nga zhvarrimi i së ndjerës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!