Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë kontrollit në rrobat e sjella nga familjarët, janë tentuar të futen disa USB.
USB-të janë lokalizuar dhe vizita e personave në fjalë është anuluar.
Rasti po hetohet.
Njoftimi:
Në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës
Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB.
USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.