×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizaj: Rrahu gruan e tij, policia gjen në shtëpinë e të dyshuarit armë, karikatorë e fishekë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2024 | 10:50

    Një person është arrestuar në Ferizaj pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, pistoletë, karikatorë e fishekë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i policisë:

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR /DHUNË NË FAMILJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

    Ferizaj / 30.12.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k –bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!