Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt.
Rastin e ka konfirmuar për Gazeten Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informacioneve zyrtare, në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, e cila drejtohej nga një 28-vjeçar.
“Ferizaj, 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç”, tha ai.
Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
/Reporteri.net/