×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasit tash e tri ditë pa ujë, kërkojnë ndihmën e Qeverisë

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 22:54

    Banorët e Komunës së Ferizajt tash e tri ditë po përballen me mungesë të ujit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria


    Ka tri ditë që ky rubinet nuk ka ujë.

    Pas reduktimeve të mëdha që disa javë me radhë këtu në komunën e Ferizajt, tash e tri ditë uji është ndalu tërësisht.

    E kjo situatë ka filluar t’i shqetësojë banorët.

    Kenan Gashi banor i kësaj lagjeje ka treguar që situata është shqetësuese.

    Gashi që është edhe kryetar i Organizatës “Avonet” ka thënë që ka rrezik të shpërthimit të një epidemie.

    E dikujt që erdhi nga diaspora po i duket situatë e pa zakontë.

    Ndërkohë mirëmbajtësi i kësaj ndërtese Hashim Rekaj tha që ka disa vite që nuk ka qenë një situate tillë me një mungesë kaq të madhe të ujit.

    E që ky problem është adresuar tash e disa herë në kuvendin komunal të Ferizajt e thotë edhe asamblisti Amir Rexhepi.

    Ndërkohë që ky problem sipas Rexhepit është te kompania e ujësjellësit.

    Rexhepi bën thirrje qeverisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për zgjidhjen e këtij problem.

    E në kompaninë rajonale të ujit “Bifurkacioni” kanë thënë që këto ditë nuk ka presion të ujit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!