×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Festë e madhe’ në Serbi pas ngritjes së aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: Ekzaltohen mediat e Vuçiqit

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 18:13

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilët janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.


    E ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale ka ngjallur reagime festive në Serbi, atje mediat serbe kanë raportuar duke zërë ballinat kryesore me lajmin se “Thaçi e Veseli po akuzohen se kanë vrarë serbë”.

    Të gjitha mediet serbe që shumica kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandar Vucic kanë shpërndarë lajmin duke thënë se “dy komandantët e UÇK’së kanë vrarë serbë” dhe për këtë do akuzohen nga Specialja në Hagë.

    Vlen të theksohet se disa nga mediet serbe ju janë drejtuar Thaçit e Veselit me epitetet si “kriminelet shqiptarët që vranë serbët”.

    Metro më poshtë ju sjellë disa nga fotot e ballinave të medieve kryesore serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!