Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë fëmijëve dhe mësuesve.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindit mbetet i pa zëvendësueshëm në këtë proces, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot hapet një kapitull i ri plot me mundësi për të mësuar dhe për të arritur ëndrrat të gjithë fëmijët tanë. Viti i ri shkollor sjell përherë entuziazëm për nxënësit, prindërit dhe familjet, sepse rifillon një proces i edukimit, arsimimit, dhe zhvillimit më të madh të aftësive të më të dashurve tanë. Në rrugëtimin e fëmijëve, roli i prindërit në këtë proces mbetet i pa zëvendësueshëm, në mënyrë që fëmijët të kenë një vit pa dyshim të suksesshëm. Le të jetë ky vit i mbushur me arritje, ngritje dhe frymëzim për të gjithë!”, thuhet në postimin e Haxhiut.
Po ashtu, ministrja ka uruar posaçërisht mësuesit, teksa i ka vlerësuar si forcë që udhëheq brezat e rinj drejt suksesit.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.