×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon fshesa edhe në Ministrinë e Drejtësisë, Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 18:16

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar sot nga detyra tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.

    Personat e shkarkuar janë Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi.

    Ata ishin të emëruar në këto pozita në kohën sa ministër i Drejtësisë ishte Selim Selimi i AAK-së.

    Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të Ministrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!