×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi i katërt mes VV-së dhe LDK-së – kjo është tema që po diskutojnë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 15:45

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nisur nga ora 15:00 takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të qeverisë së re.


    Takimi po zhvillohet në zyret e Vetëvendosjes, ku përveç Avdullah Hotit dhe Lumir Abdixhikut, pjesë e takimit nga LDK janë edhe Arben Gashi dhe Armend Zemaj.

    Kurse nga VV, nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarja e kryesisë Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu.

    Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje para takimit në tryezën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit ka bërë të ditur se në takimin e sotëm do të flasin për sundimin e rendit dhe ligjit.

    “E kemi takimin e grupeve punuese që ka për qëllim harmonizimin e programit për sundimin e ligjit për shtetin e së drejtës sepse i kemi ndarë temat në ditë të veçantë dhe sot do të diskutojmë për sundimin e ligjit”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo tha se pavarësisht partive politike, duhet pajtuar që Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë dhe sipas saj kjo është evidentuar edhe në shumë raporte vendore e ndërkombëtare.

    Haxhiu ka deklaruar më tej se një prej synimeve kryesore të koalicionit të ri qeverisës do të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

    “Qytetarët duhet të nisin të besojnë në institucionet e drejtësisë, kjo nuk nodh vec pse erdhi qeverisja VV – LDK. Por pa procesin e vettingut nuk mund ta kthejmë besimin në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!