×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi Kurti – Mass

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 17:24
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar takimin me kryediplomatin gjerman, Heiko Mass, i cili po qëndron në vizitë një-ditore në vendin tonë.


    Para këtij takimi, ministri i jashtëm Gjerman është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku më pas zhvilluan një konferencë për media.

    Në këtë konferencë, Heiko Mass tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

    Kurse, sa i përket dialogut, ai tha se duhet të ketë kompromise mes Kosovës dhe Serbisë, për stabilizimin e raporteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!