Luljeta Zhubi, U.D., e drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Mitrovicës, tha se gruaja 48-vjeçare me inicialet L.Q., u soll në spital pa shenja jete. Viktima dyshohet se u qëllua me armë zjarri sot në Llaushë të Skenderajt, teksa i dyshuar për vrasjen është burri i saj S.Q,. 51 vjeçar.
Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
“Është sjellur në spital pas orës 15:00 pa shenja jete. Plagët kanë qenë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Është sjellë nga Emergjenca e QKMF-së së Skenderajt. Ekipi mjekësor është munduar ta reanimojë. Për rastin është lajmëruar edhe Mjekësia Ligjore”, tha Zhubi për Express.
Siç raportoi edhe Gazeta Online Reporteri.net, Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.
Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, “nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë (6) gëzhoja”, tha policia.
Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.