×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet gazetari Visar Duriqi pasi u rrah nga tre persona: Dhëmbët dhe hundën i kam të thyer

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:06

    Tre persona e kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin e Insajderit Visar Duriqin.


    Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga persona ende të panjohur që e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

    Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.

    Gazeta Express e ka kontaktuar Duriqin që ka bërë të ditur se ka marrë trajtim mjeksor pasi që i ka dhëmbët dhe hundën e thyer si pasojë e sulmit.

    Gjithashtu, i njejti ka thënë se ka disa dëmtime edhe në trup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!