Leonora Beka e cila ka katër familjarë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj që ishte brenda lokalit ka treguar si është gjendja shëndetësore e familjarëve të saj dhe si i ka shpëtuar ajo më të keqes.
Ajo ka treguar se të lënduar janë babai, vëllai, gruaja e vëllait dhe fëmija i vëllait, dhe së bashku kishin shkuar në lokalin ku ndodhi shpërthimi për pirë kafe.
“E kam babin, vëllain, nusen e vëllait dhe çikën e vëllait 5 vjeçare, vëllain e kam shumë të lëndum edhe babain janë në Prishtinë në QKUK. Dy duart dhe këmbët i ka nusja edhe është shtatzënë, vajzës iu ka djegë veshi, qafa, flokët edhe gjysma e fytyrës. Nusja e ka komplet fytyrën, flokët deri në lëkurë. Unë kam shpëtuar veç flokët i kam pak të djegëta”, ka thënë ajo, ka deklaruar ajo për T7, shkruan Reporteri.net.
Leonora ka treguar se ajo ka shpëtuar pasi ishte në banjon e lokalit.
“90% është e sigurt që kanë me i qu sot, vëllai i jem është në atë listë, babai ka me nejt këtu. Baba fytyrën e ka, duart edhe kokën. Unë jetoj në Zvicër, dola me babanë, motrat, vëllezërit, me hëngër një drekë, pasi kemi hangër drekë ndodhi rasti unë patjetër duhna me u kthy”, ka thënë ajo.