Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj dje ka folur rreth çështjes së të pagjeturve dhe përplasjeve që kanë ndodhur në seancën e djeshme, për të cilët ka thënë se është i lodhur me qasjen e e përdorimit të personave të zhdukur për një grusht vota.
Ndërsa, Saranda Boguejvci e ftuar në emisonin “Frontal” në T7 ka folur për këtë deklaratë duke thënë se e ka fyer më shumë se çdo gjë tjetër.
“Unë jetoj me atë pjesë çdo ditë, msohesh me gjet mënyrën me jetu nuk e harron kurrë, nuk largohet, bohet pjesë e jotja dhe une do të jetoj me këtë pjesë deri sa të vdes. Deklarata e Driton Selmanajt, zv.kryeminstër i Kosovës thotë se kanë fyer më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë Bogujevci.
Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin.
Ndërkohë, Selmanaj reagoi sot përmes një postimi në Facebook, ku tha se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.