Pas përvojës si drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Dushi përmes një video ka thënë se duke përfaqësuar vlerat dhe programin e partisë që përfaqëson, synon të jetë një zë i fortë dhe i qartë për interesat dhe aspiratat e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, shkruan Reporteri.net.
Ai i ka ftuar qytetarët që me 9 shkurt të vitit të ardhshëm siç thotë t’i hapin rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit .
Postimi i tij:
Me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndaj të gjithë juve, kam vendosur të kandidoj për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit✅.
Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!
Duke besuar në vlerat dhe programin që ne si parti përfaqësojmë synoj të jem një zë i fortë dhe i qartë për interesat dhe aspiratat e gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.
Me përkushtim të veçantë dhe angazhim maksimal, do të punoj për të përfaqësuar nevojat, kërkesat, dhe vizionin tonë të përbashkët për ndryshim dhe progres të qëndrueshëm. Prandaj, ju ftoj, që me 9 shkurt t’i hapim rrugë ndryshimit, zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë të dashur!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.