Deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës kanë formuar komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandatit të deputetëve.
Ky komision u votua nga 114 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kundër këtij komisoni nuk pati as votë kundër dhe as abstenim, shkruan Reporteri.net.
Deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari, si kryesues i seancës, ka ftuar komisionin të mblidhet në një nga sallat e Kuvendit dhe ka kërkuar 20 minuta pauzë.
Kryesues i këtij Komisioni do të jetë Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtarë të tij do të jenë deputetë të gjegjur nga të gjitha subjektet politike.
Nga PDK-ja anëtare është Ganimete Musliu, nga LDK-ja ëshë Besjan Mustafa, nga AAK-ja është Time Kadrijaj, nga Lista Serbe Zoran Mojsiloviq, nga Partia Demokratike Turke e Kosovës është Fikrim Damka, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës është Elbert Krasniqi, nga Koalicioni Vakat është Bahrim Shabani, nga Iniciativa Romani është Fadil Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.