×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi Bujar Gashi sjell rrëfimin për gruan serbe që jeton e vetme në fshatin e Kamenicës dhe burrin shqiptar që kujdeset për të

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 13:29

    Fotografi Bujar Gashi ka ndarë një histori të trishtë dhe prekëse të një gruaje serbe e cila jeton e vetme në një fshat të Kamenicës dhe një burri shqiptar që kohë pas kohe kujdeset për të.


    Me këtë histori të trishtë fotografi kosovar ishte ndeshur teksa kishte shkuar në këtë fshat për të fotografuar një kishë të vjetër, shkruan Reporteri.

    Ai rrëfen se jo shumë larg nga kisha, rreth 2km, vuri re disa shtëpi gjersa në rrugën e kthimit, kishte takuar edhe një burrë shqiptar, i cili i kishte rrëfyer se çdo të tretën ditë ai viziton atë fshat sepse atje jetonte një grua e vetme e komunitetit serb, ndërsa ai kujdeset për ushqimin e saj.

    Atëherë Bujari merr rrugëtimin deri atje për të sjellë imazhet e trishta të kësaj gruaje, banore e vetme e fshatit fantazmë

    Rrëfimi i tij:

    Dua të ndajë me ju një ngjarje që më ka ndodhur dje. U largova për në një fshat të K.e Kamenicës për të fotografuar një kishë, e cila në të kaluarën e largët mendohet të jetë shqiptare.
    Jo shumë larg nga kisha, rreth 2km, por me një terren të vështirë, vura re disa shtëpi . Në rrugën e kthimit, takova një burrë shqiptar, i cili, ndërsa fliste me mua, më tha që çdo të tretën ditë ai viziton atë fshat sepse atje jetonte një grua e vetme, ndërsa ai kujdeset për ushqimin, gruaja ne fjalë ishte e komunitetit serb.Vendosa të bashkohem me zotërinë dhe pashë me të vërtetë një fshat fantazmë, me banoren e vetme si në foto.

    https://www.facebook.com/baci.baj/posts/3021288604583303

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!