×
  • Lajme
  • Lajme

    FSSHK: Shtesa prej 150 eurosh për punëtorët shëndetësorë është ofenduese, kërkojmë dyfishimin e buxhetit

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 15:04

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka shprehur zhgënjimin e saj lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave për punëtorët shëndetësorë.


    Përmes një njoftimi, nga kjo Federatë kanë theksuar se shuma e ndarë prej 100 ose 150 eurove është ofenduese për punëtorët shëndetësorë.

    FSSHK ka kërkuar nga Qeveria dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë, formimin e Komisionit në mes të MSH-së dhe FSSHK-së për nxjerrjen e aktit ligjor për shtesat në pagë deri në përfundim të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!