Kryesisht i vranët e me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe paraqitet moti ditën e martë në vend. Viseve më malore reshjet do jenë kryesisht dëbore. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme veriore e verilindore 6-13m/s.
Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 7C, ndërsa maksimalet mbesin të ulëta, shkojnë deri në 10C e 12C, njofton Mendimi për Motin.
I paqëndrueshëm mbetet moti ditëve vijuese. Nga dita e mërkurë megjithëse dominojnë më shumë vransirat, nuk mungojnë intervale me diell. Kohëpaskohe lokalisht priten zhvillime të reshjeve të shiut, që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë. Temperaturat megjithëse në trend rritës, mbesin paksa më të ulëta, luhaten ndërmjet 12C e 15C, ato maksimale. Minimalet luhaten ndërmjet 3C e 7C. Frynë erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.