×
  • Lajme
  • Lajme / Sezona verore

    Fundi i gushtit, numër i madh i kosovarëve drejt Shqipërisë gjatë vikendit

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 16:34
    Fotografi ilustruese

    E shtuna e fundit e këtij muaji është shoqëruar me numër të lartë automjetesh e qytetarë të Kosovës, por jo vetëm, që udhëtojnë drejt Shqipërisë.

    Një pjesë e tyre shfrytëzojnë fundjavën e këtij muaji për të shkuar në bregdet e të tjerë për punë.

    Gjatë muajit korrik kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare më shumë se 800 mijë persona, ndërsa në muajin gusht fluksi ka qenë më i lartë, ku numërohen më shumë se 950 mijë udhëtarë.

    Destinacioni kryesor mbetet bregdeti në këtë sezon veror si dhe kalimi pa kontrolle ka ndikuar në lehtësimin e kalimit pa krijuar radhë të gjata në sportelet e këtij kufiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!