×
  • Lajme
  • Lajme

    Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për keqmenaxhim të pandemisë coronavirus

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 18:14

    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në lidhje me letrat e dërguara në instancat ndërkombëtare.


    Ajo në Frontal të T7 ka thënë se mënyra se si Kurti ka ardhur në pushtet është përmes linçimeve e shantazheve.

    “Çka tani po shihet nga ajo çka kanë punuar këta në prapaskena në raport me ndërkombëtarët. Çdo takim që kemi pasur jashtë shtetit deputetët e VV kanë pasur agjendat e tyre dhe kanë zhytur shtetin. Kanë përdorur agjendat e shtetërore për agjendat e veta partiake”, ka thënë Musliu.

    Deputetja e PDK-së kritike ka qenë edhe sa i përket menaxhimit të Qeverisë me pandeminë Covid 19.

    Sipas saj gabimet e Qeverisë Kurti janë të pafalshme.

    “Ky keq menaxhim që po bëhet nuk mund të iu falet. Menaxhimin e vetëm këta e kanë pasur me konferenca. Kemi pasur tolerime të gjithë por tash është rritur frustrimi qytetarëve dhe tashmë çdo gjë ka kaluar në ekstreme”, tha ajo.

    Sa i pëkret shndërrimit të Qendrës Studentore në karantinë ajo ka thënë se fillimi ishte ide e mirë por që sipas saj më pas ka degraduar.

    “E kemi obligim që çdo qytetarë ta sjellim në vendim e vet. E ne tash në kohën e Covid 19 shteti nuk po don që të kthej qytetarët e vet në Kosovë. Arsyetimi që nuk ka vend për karantinë që të gjithë t’i kthejnë është për t’u ardhur keq”, ka thënë Musliu.

    E sipas Musliut kategoria më e prekur janë studentët të cilët po përfundojnë studimet jashtë Kosovës.

    “Unë kam një list të studentëve që kanë mbetur pa të holla, kanë mbetur jashtë kufijve të Kosovës. E këta po ja mohojnë të drejtën e kthimit vetëm pse nuk kanë kapacitete”, tha Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!