×
  • Lajme
  • Lajme / 25-vjetori i bombardimeve

    Gashi: Ndërhyrja ajrore e NATO-s, kthesë historike

    Reporteri
    26 Mars 2024 | 21:17

    Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHK) ka shënuar 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë në këtë jubile duke ritheksuar se sulmet ajrore të NATO-s ishin veprime të drejta historike dhe ndërhyrje të nevojshme për të ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

    “Reflektimet të cilat i bëjmë sot mbi Republikën e Kosovës, si një shtet që promovon lirinë dhe demokracinë, bazuar në parimet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe në vlerat perëndimore, janë argumenti më i fortë për të vlerësuar sulmet ajrore të NATO-s, si një veprim të drejtë dhe historik”, tha zëvendësministrja Gashi përpara të pranishmëve.

    Njëherit u vlerësua lartë roli i autoriteteve të Maqedonisë së Veriut e sidomos komunitetit shqiptar në këtë vend fqinjë në strehimin e refugjatëve nga Kosova.

    Po ashtu në këtë ngjarje, morën pjesë diplomatë e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, akademikë e përfaqësues nga sektorë të ndryshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!