×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët kërkojnë lehtësimin e masave antiCOVID-19

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 22:31

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar për shkak të mos heqjes së masave kufizuese.

    Ajo në një postim në Facebook shkruan se masat aktuale për veprimtarinë e bizneseve duhet të lehtësohen.

    “Masat duhet të lehtësohen, gjendja epidemiologjike është stabile, procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë, gjithsesi duke vazhduar me kontroll ndaj klientëve tanë. Rrjedhimisht, orari i funksionimit të bizneseve duhet të bëhet në pajtim me rregulloret komunale për orarin e punës së bizneseve, shfrytëzimi i kapaciteteve të brendshme duhet të rritet, ora policore duhet të hiqet”, thuhet në një postim në Facebook.

    Për më tepër, gastronomët konsiderojnë se masat aktuale nuk kanë efekt në uljen e rasteve të reja me koronavirus, andaj i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për një takim të përbashkët në të cilin do të arrihej një zgjidhje adekuate për masat aktuale.

    Sipas masave aktuale kundërCOVID-19, aktiviteti i gastronomisë lejohet deri në 21:30, ndërsa lëvizja e qytetarëve kufizohet nga ora 22:00-05:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!