Gastronomët kërkojnë t’iu falen një pjesë e dënimeve për shkelje të masave, thonë se janë në gjendje të rëndë ekonomike.
Përfaqësuesi i gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar që t’iu falen një pjesë e gjobave të shqiptuara për shkelje të rregullave kundër pandemisë, duke thënë se janë në gjendje të vështirë ekonomike.
“Diku rreth 3.3 milionë janë ndarë për gastronomi dhe deri më sot ne i kemi marrë dënime mbi 6 milionë euro. Që i bie se as me subvencionim nuk mund t’i paguajmë. Të ndalet dora për dënimet dhe një pjesë e dënimeve të falen sepse jemi në gjendje të rëndë ekonomike”, deklaroi ai.
Kllokoqi ka thënë se tashmë numrat e rritur të të infektuarve me COVID-19 nuk është faj i tyre, por i fushatave zgjedhore, të mbajtura për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.