×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati 14 mijë raste aktive me coronavirus në vend

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 7:08

    12 pacientë të infektuar me coronavirus ka humbur jetën të enjten në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 975 raste të reja pozitive.


    Në raportin 24 orësh të gjendjes me COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 893 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS CoV-2, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.874.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!