×
  • Lajme
  • Lajme

    Gati aktakuza për rastin e vajzës nga Drenasi, dy persona u intervistuan të premten

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 10:48

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se shpejt do të ngritet aktakuza ndaj të dyshuarve për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi. Kryeprokurori Imer Beka ka thënë se të premten janë intervistuar edhe dy punëtorë të shkollës ku viktima kishte vijuar mësimin.


    Aktakuza për rastin e vajzës nga Drenasi është gati për t’u ngritur, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.

    Për këtë rast dje janë intervistuar edhe dy persona tjerë nga Prokuroria e Prishtinës.

    “Dje janë intervistu edhe dy persona”, tha Beka.

    Express mëson se bëhet fjalë për dy punëtorë të shkollës.

    “Sipas prokurorit rasti është shumë afër përfundimit të hetimeve dhe janë marrë të gjitha veprimet procudrale hetimore”, përfundoi Beka.

    Pas raportimit të mediave, autoritetet e shtetit dhe organet e drejtësisë kishin vepruar për arrestimin dhe hetimin e rastit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!