Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë u ka bërë thirrje gazetarëve të RTK-së që të ndalojnë punën e tyre nëse kolegia e tyre Aleksandra Dogangjiq dënohet sepse ajo përdori termin Kosovë e Metohi gjatë edicionit të lajmeve në programin e RTK2.
Ata thonë se të drejtat e saj do të mbrohen me të gjitha mënyrat.
Siç raportojnë mediat serbe, asociacioni i gazetarëve të Serbisë u dërgoi një rekomandim kolegëve nga RTK që ndalonin punën e tyre nëse gazetarja e RTK-së ndëshkohet, transmeton Reporteri.
Kujtojmë se Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati njoftoi se do të ndërmarrë masa ndaj gazetares së RTK2, Aleksandra Dogandzic, e cila përdori termin programi Kosovë e Metohi.
Kjo nuk ishte hera e parë që gazetarja e RTK-së i drejtohet Kosovës me këtë term.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.