×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja amerikane e “sfidon” Trumpin ta publikojë videon ku Hoti e Vuçiq janë puthur e përqafuar

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 10:44

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në disa tubime zgjedhore tashmë ka përmendur marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në shtator mes Kosovës dhe Serbisë.


    Së fundmi, Trump ka deklaruar  se i kanë ndaluar 400 vjet vrasje mes shqiptarëve e serbëve.

    Ai tha se për 20 minuta ka arritur që të ndalë vrasjet mes shqiptarëve dhe serbëve, duke deklaruar madje se liderët e të dy vendeve pas nënshkrimit të marrëveshjes janë puthur e përqafuar në Zyrën Ovale.

    Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar gazetarja amerikane që mbulon Ballkanin, Valerie Hopknins.

    Ajo ka ironizuar me Trumpin duke kërkuar që të shfaqet videoja ku liderët kosovarë dhe ata të Serbisë përqafohen mes vete.

    Pse askush nuk e tregon videon ku presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti përqafohen dhe puthen në Zyrën Ovale. Me padurim po e pres këtë pamje”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!