×
  • Lajme
  • Lajme

    Gecaj i quan ‘kuaj të Trojës’ dhe imbecilë Osmanin, Avdylin dhe të tjerët që u larguan nga LDK

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 14:12

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur ‘kuaj të Trojës’ dhe imbecilë Vjosa Osmanin, Haxhi Avdylin dhe të tjerët që u larguan së fundmi nga kjo parti.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gecaj ka thënë se ata dështuan ta marrin kalanë nga brenda dhe tani shpresojnë se me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë, shkruan Reporteri.net.

    “Kuajt e Trojës” të cilët dështuan ta marrin kalanë nga brenda, tani shpresojnë se, me përkrahjen e rivalëve të LDK-së, do ta gjunjëzojnë partinë dhe ta marrin kalanë nga jashtë … imbecilë!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së Haxhi Avdylit, i cili u shpreh i bindur se me zgjedhjet e 14 shkurtit do të vuloset rënia e Isa Mustafës.

    Postimi i plotë:

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!