Gentrit Gashi nga fshati Sllovi ka nevojë për ndihmë financiare.
Ai duhet të niset për shërim në Turqi më 4 maj të këtij viti, ndërsa i duhen edhe 4 mijë euro për operacionin të cilit duhet t’i nënshtrohet.
Familjarë të tij kanë treguar se operacioni do t’i kushtoj 24 mijë euro, por që ata kanë nevojë edhe për 4 mijë euro.
Gentritit i është kërkuar që të operohet në sy në Turqi, pasi që trajtim nuk ka mundur të gjejë në Kosovë. Ndërsa, ai edhe mëherët i ishte nënshtruar disa intervenimeve, por që nuk kishin pasur sukses.
Të gjithë ata që mund ta ndihmojnë Gentritin, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të familjes së tij: 044530975
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.