Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë Kosova do të marrë pjesë në takimin në kuadër të CEFTA-s.
“Ne marrim pjesë në të gjitha proceset natyrisht në të gjitha proceset rajonale, Kosova është një ndër akterët më serioz”.
“Kemi qenë mbështetësit më të fuqishëm në kohë të turbullta në Procesin e Berlinit”, tha Gërvalla për RTV21.
Kujtojmë se Gjermania ka ushtruar presion të madh mbi Qeverinë e Kosovës që të heqin ndalesën e importit të mallrave nga Serbia në Kosovë.
I Dërguari i Posaëëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ditë më parë tha se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, apo Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.
Sipas tij, për shkak të kësaj ndalese, Kosova mund ta rrezikonte pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit – një nismë që synon ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.