×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Gërvalla: Më në fund dhe me të drejtë, Kosova po flet vetë në CEFTA

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 21:40

    Kosova do të përfaqësohet tani  e tutje nga institucionet dhe zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA). Deri tash përfaqësohej nga UNMIK.

    Lidhur me këtë ka reaguar Kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila ka thënë se më në fund Kosova po flet vetë në CEFTA, shkruan Reporteri.net.

    “Më në fund dhe me të drejtë: Kosova po flet vetë në CEFTA, që nuk përfaqësohet më gabimisht nga UNMIK-u. Puna dhe vendimet e vështira në vitet e fundit dhanë rezultat. Sovraniteti i plotë i Kosovës në CEFTA ishte i vonuar. Tani, ne kemi hapur vetëm një kapitull tjetër të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Gërvalla.

    Kosova nuk përfaqësohet më nga UNMIK-u në CEFTA, Ziadeh: Shtron rrugën për miratimin e marrëveshjeve tepër të rëndësishme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!