×
  • Lajme
  • Lajme / Hakan Fidan

    Gërvalla pret në takim homologun e saj turk

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 10:49

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

    Aktualisht është duke u zhvilluar takimi në mes të dy homologëve me dyer të mbyllura, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Derisa, pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.

    Ndërkohë, gjatë ditës ministri turk do të pritet edhe nga presidentja e Republikës,Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

    Gjatë ditës së djeshme, Gërvalla takoi edhe homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!