×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjakderdhje në tru, ndrydhje në mushkëri e thyerje të kockave të fytyrës/ Gjendja e 3-vjeçarit që u lëndua në Prishtinë

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 10:19

    Gjendja e 3-vjeçarit i lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë, shumë pranë Fakultetit Teknik, vazhdon të jetë e rëndë, shkruan Gazeta Online “Reportieri”.


    3-vjeçari ishte dërguar mbrëmë për tretman mjekësor në Klinikën Emergjente dhe pas ekzaminimeve u transferua në Mjekim Intensiv.

    Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka, ka thënë për Gazetën Online “Reportieri”.  se gjendja shëndetësore e fëmijës është ende e rëndë.

    Uka tha se 3-vjeçari po vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna dhe lidhur me aparatin e frymëmarrjes.

    “Fëmija është sjellë në Mjekimin Intensiv nga Qendra Emergjente, për shkak të lëndimeve që i ka pësu, pas ekzaminimeve që janë kry në Qendrën Emergjente dhe konsultimeve që u dasht me i bë, pacienti, gjegjësisht fëmija, është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Vazhdon të qëndrojë i fjetur me barna dhe i lidhur me aparat të frymëmarrjes. Vazhdon të merr krejt terapinë, sipas protokollit të trajtimit”, tha ai.

    Shefi i Mjekimit Intensiv tha se 3-vjeçari ka lëndim serioz në kokë, thyerje të kockave të fytyrës, gjakderdhje në tru, si dhe ndrydhje në zonën e mushkërive.

    “Është një lëndim serioz në regjionin e kokës, me shumë thyerje të kockave të fytyrës dhe një gjakderdhje në regjionin e trurit. Ka ndrydhje në regjionin e mushkërive. Ne vazhdojmë me e përcjell gjendjen e përgjithshme të tij në dinamikë. Vazhdon ta merr krejt terapinë çka duhet dhe duhet të presim. Mund të them që dëmtimet kryesore janë në regjionin e kokës dhe ndrydhje në regjionin e mushkërive”, përfundoi Uka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!