Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiç i Madh, raporton gazeta online Reporteri.net.
Rastin për Reporteri.net e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili tha se 6 të lënduarit tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e Prekazit për gazetën online Reporteri.net.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.