×
  • Lajme
  • Lajme

    Një polic i plagosur gjatë aksionit në veri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 8:17

    Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës.


    Reporteri.net ka mësuar nga burime brenda policisë se gjatë aksionit një polic është goditur nga arma e zjarrit.

    Gjendja e tij mësohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

    Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë përderisa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve.

    Situata momentale është e qetë por ka prezencë e madhe e Policisë së Kosovës.

    Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

    Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!