×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Gjenden shëndosh e mirë motoristët nga Suhareka që humbën në Shtërpcë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 13:48

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar për përfundimin me sukses të një operacioni shpëtimi në zonën malore të Shtërpcës, ku disa motoristë kishin humbur rrugën.

    “Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se motoristët që kishin humbur rrugën në afërsi të qytetit të Shtërpcës janë gjetur dhe janë kthyer të shëndoshë e mirë,” thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga Shoqata.

    Pas pranimit të thirrjes për ndihmë ekipet e shpëtimit ishin mobilizuar menjëherë për të nisur kërkimin në terrenin e vështirë malor, ku motoristët ishin raportuar për herë të fundit.

    “Pavarësisht terrenit dhe kushteve, motoristët u lokalizuan dhe u asistuan deri në kthimin e tyre të sigurt,” njoftoi Shoqata.

    Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë personat dhe institucionet që kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij operacioni.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në raste emergjente,” përfundon deklarata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!