×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet 46-vjeçarja nga Ferizaj, ishte zhdukur që disa ditë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 16:48

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , këtë pasdite, ka pranuar një informatë shtesë nga familjarët e personit të zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe.


    Vëllai i saj, ka njoftuar policinë,  se motra e tij Bukurije Neziraj,  e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur nga ta, tek halla e tyre dhe gjendja e sajë shëndetësore është e mirë.

    Sektori Rajonal i Hetimeve, po grumbullon informacione në lidhje me këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!